“Po e tërhiqte vajzën drejt vetes dhe…”/ Zbardhet dëshmia e gruas që shpëtoi të miturën: 71-vjeçari ishte gjysmë i zhveshur

2 months ago 35

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq ku një 71-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë një nga banoret ajo që e ka shpëtuar vajzën.

Dëshmia e saj:

Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme.
P.L, kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur.
Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.

Ndërkohë, 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen.

Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhe duke i thënë se do t’i jepte lekë.

/a.r

Read Entire Article