GREQI – Mëngjesin e djeshëm në Bajron, një 86-vjeçare ka përjetuar terror në duart e një shqiptari, i cili hyri në shtëpinë e të moshuarës teksa flinte, e rrahu dhe i mori bizhuteritë.
40-vjeçari me origjinë nga Vlora, më pas hyri në shtëpinë e vajzës së të moshuarës, e cila ndodhet në të njëjtën lagje, e dhunoi dhe e grabiti.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes. 40-vjeçari kishte thyer qepenin dhe kishte hyrë në banesën përdhese të 86-vjeçares.
Mediet greke kanë bërë publike foton e gruas së moshuar, e cila u dhunua nga shqiptari.
“Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai u ul në shtrat, mori bizhuteritë e mia, ato që kisha, kryqin…E shkatërroi shtëpinë dhe më tha se donte ar dhe para”, thotë 86-vjeçarja.
Mavijosjet, gërvishtjet dhe një sy i fryrë tregojnë tërbimin me të cilin sulmuesi goditi gruan fatkeqe.
“Më tha ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Ai kishte një stilolaps dhe po kërkonte dhomën e vogël. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë? A ke baba largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste. Ai kishte një stilolaps plastik dhe ma vuri në bark. Mendova se ishte fundi im. Me rridhte gjaku në kokë. Ai më tha “e ke ngrënë bukën, për çfarë do të jetosh më”, thotë e moshuara, e cila kur pa shqiptarin të dilte mendoi se shpëtoi.
Më pas ajo shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj, për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo pa sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë fëmijën e saj.
Dy femrat pasi i kanë dhënë të gjithë arin që kishin në banesë, kanë arritur ta zënë në kurth dhe të lajmërojnë Policinë. Disa orë më pas, policia ka gjetur autorin dhe e ka vënë në pranga. Siç u konstatua, bëhet fjalë për një shqiptar me precedent të mëparshëm penal për grabitje dhe drogë, ndërsa kishte hyrë në Greqi ilegalisht./vizionplus.tv