Policët në krye të detyrës! Me forca të shtuara gjatë festave për të garantuar sigurinë

8 months ago 42
Reklamë

Tek sa anija Butrinti nisur nga deti Egje, në një udhëtim 53 orësh, i gjatë 700 milje,  iu afrua bankinës në portin e Durrësit, pas 90 dite pritje për Airin, vajzën e kapitenit Ilir Nezha, padurimi për të përqafuar babain, sa vjen e shtohet.

AIRIN: Më ka munguar shumë dhe e kam ndjerë shumë mungesën e tij. Ka qenë e vështirë. Dashuria e tij më ka munguar.

MUHAMED VELIU: Çfarë i ke dedikuar babit në këtë tufë me lule?

AIRIN: Babi ti je gjëja më e bukur e shpirtit tim.

Ushtarakët shqiptarë të Forcës Detare kthehen krenar duke u pritur edhe nga koleget e tyre, prej misionit si pjesë e NATO-S për ndalimin e fluksit emigrator në detin Egje.

Kundër Admiral Adnand Agastra, Komandant i Forcës Detare i tha Top Channel se “kthimi në atdhe pranë familjeve të ekuipazhit të anijes Butrinti, është rezultat i planizimit të detajuar dhe realizimit profesional të planeve operacionale, në bashkëpunim dhe me komandën detare të NATO-s duke shfrytëzuar në maksimum limitet operacionale në rajonin e misionit”.

Ulja e flamurit mbi anije simbolizon edhe  fundin e këtij misioni për t’ia lënë radhën tjetrit.

“Efektivi kontingjentit të dytë me mision në detin Egje u kthye shëndoshë e mirë në atdhe”, raporton komandanti.

Dhe momenti i shumëpritur nga Airin erdhi.

MUHAMED VELIU: Komandant, lot nga ju dhe nga vajza këto momente….

ILIR NEZHA: Me thënë të drejtën është shumë emocionale. Eksperienca ime e parë si komandant në këtë mision në detin Egje. Siç kishte sfidat e veta kishte gjithashtu të mirat. Largësia bëri pak të vetën siç e shikoni edhe ju por çdo gjë shkoi mirë.

MUHAMED VELIU: Cilat ishin vështirësitë e këtij misioni?

ILIR NEZHA: Vështirësitë ishin për efekt se në zonën ku kemi qenë vërehet një pjesë e shtuar e emigracionit dhe trafikut detar. Gjithashtu për periudhën kur kemi qenë ne ishin edhe kushtet e vështira atmosferike pasi ishim në kohën e vjeshtës dhe dimrit dhe deti bën të vetën.

MUHAMED VELIU: Sa njerëz keni shpëtuar gjatë këtij misioni?

ILIR NEZHA: Gjatë operacionit tonë këto tre muaj jemi përfshirë në dy operacione në shpëtimin e emigrantve dhe parandalimin e tyre drejt kalimit në ujërat greke kanë qenë mbi 60 emigrantë me kombësi nga Siria, Jemeni dhe Sudani.

MUHAMED VELIU: Çfarë do të thotë për një ushtarak shqiptarë të jetë pjesë e një misioni të tillë në parandalimin e emigracionit ilegal drejt europës?

RESHTER DENIS SINANAJ: Për një ushtarak që merr pjesë në forcën detare është shumë e rëndësishme të shpëtojë jetë njerëzish. Pra ne jemi në mision kërkim shpëtimi. Kemi parandaluar emigrimin e paligjshëm nga toka turke drejt tokës greke.

DRITAN SERAJ, komandant i distriktit detar veror: Sigurisht kjo është një sukses për të gjithë këtë periudhë gjashtë mujore të kryerjes së operacionit të NATO-s në detin Egje ku misioni kryesor ishte shpëtimi jetës të njerëzve. Njëkohësisht ndërveprimi me forcat e NATO-s për ndërprerje të trafikut të paligjshëm në zonën e patrullimit në detin Egje. Ky efektiv e ka kryer më së miri këtë detyrë këtë mision përveç të tjerash është një mision humanitar dhe i forcës detare.

MUHAMED VELIU: Mbyllja me sukses  e misionit të radhës të efektivëve të anijes Butrinti na bën krenar. Por nuk duhet harruar e vlerësuar kontributi edhe i atyre burrave dhe grave shqiptarë në uniformë në misione paqeruajtëse në vende me konflikte të cilët nuk do të ketë mundësi ta festojnë ndërrimin e viteve pranë familjeve.

Top Channel

Read Entire Article