“Polici fotograf”, Ardian Fezollari në “Vizioni i Pasdites”: Fotot më të bukura i shkrep pas ngjarjeve të rënda

8 months ago 16

Ardian Fezollari një oficer policie ndryshe, i cili përveç pasionit për punën ka dhe një tjetër pasion që i kushton kohë nga jeta e tij e përditshme.

Shefi i komisariatit të Kolonjës aktualisht, Ardin Fezollari i ftuar në “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka rrëfyer pasionin e tij për fotografinë.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se kur i realizon fotot më të bukura, Fezollari tha se kur kthehet nga ngjarje të rënda kriminale, pasi në atë moment mendja dhe syri kanë nevojë të qetësohen nga peizazhe të bukura.

Pjesë nga biseda:

Ardian Fezollari: Dikur me pyesnin kur i bëni fotografitë më të mira? Unë jam specializuar në kriminalistikë, dhe fotografitë më të mira i bëja kur kthehesha nga ngjarje të rënda. Duke folur me psikologë kam mësuar se ekziston teoria e kompensimit.

Brikena Prifti: Cila është fotoja më e bukur që ka ardhur nga një moment i vështirë?

Ardian Fezollari: Janë dy faktikisht, janë realizuar me film. Ktheheshim nga një zonë e largët ku disa fëmijëve ju kishte shpërthyer granata. Papritmas shoh një diell në malin e Thatë dhe kam bërë dy shkrepje, dhe të dyja janë shumë të mira.

Brikena Prifti: Aparati i parë ka qenë në vitin 1991?

Ardian Fezollari: Po kam qenë oficer i ri sapo kisha dalë, te dyqani i fshatit ishte dhe një aparat amator. Ajo ishte indicia e parë. Unë mendoj se kontaktet m,e fotografinë kanë qenë në vitin e tretë gjimnaz në Pogradec vjen një ekspozitë e mjeshtrit Refik Veseli. Ishte një format i pazakontë. Unë kam arritur foto bardhezi. Kam parë Pogradecin në fotografi me ngjyra në një pozicion, dhe kur e pyeta Refikun më vonë kur isha student, i thatë që kanë një foton tënde, kur u shkatërrua Pogradeci në 923-n. Më tha më mirë ti se sa ndonjë tjetër. Pogradeci në atë kohë ka qenë një përrallë.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article