Policia aksion në Shkodër, asgjësohen rreth dy mijë bimë kanabis

1 week ago 33
Reklamë

Janë gjetur dhe asgjësuar rreth dy mijë bimë kanabisi në Shkodër pas një aksioni nga policia.

Sipas njoftimit zyrtar, 1405 bimë kanabisi janë gjetur në Pult, Shalë dhe Postribë të Shkodrës dhe 443 bimë kanabisi në Shllak.

Më tej thuhet se policia po punon për identifikimin e autorëve

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të megaoperacionit policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1848 bimë cannabisi. 

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1405 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 443 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet vijojnë. /vizionplus.tv

Read Entire Article