Policia e Kosovës ka vijuar me kontrollet në veri të vendit, ku janë gjetur sërish armë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani nuk dha më shumë detaje nga aksioni, por theksoi se kontrollet janë ushtruar në dy vende të ndryshme.
“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, u shpreh ai.
Ai ka shtuar se kanë gjetur armë, por që sasia e tyre nuk është bërë e ditur. Për këtë, Elshani tha se do të ketë një deklaratë tjetër, për të treguar sasinë dhe llojet e armatimeve që janë gjetur./vizionplus.tv