Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia në Greqi, pas një operacioni të gjerë, që çoi në arrestimin e një personi dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për droga të llojeve të ndryshme duke filluar nga marijuana e deri tek kokaina rozë apo metamfetamina.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë në dy banesa në zona të ndryshme të Athinës.
Në njërën nga banesat është arritur të arrestohet shtetasi grek Marios Kouskoulis 30 vjeç, ndërsa në banesën tjetër nuk është arritur të kapen të dyshuarit.
Banesa e dytë rezulton se i ishte dhënë me qera shtetasit grek Nikolaos Gardas 33 vjeç nga shtetasi shqiptar Panajot Mahmutaj 24 vjec nga Patosi.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 53 kg 290 gram marijuanë, 3 kg 242 gram kokainë, 875 gram kokainë rozë, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, 1 automjet, 1 celular, 3 peshore, 1 grirëse hashashi, 1 pajisje numërimi kartmonedhash, 1 pajisje metalike presuese, paketime droge, 2 role membrane.
Sipas policisë greke, vetëm kokaina rozë e njohur si “Tusi” shitej për 100-120 euro/gram./vizionplus.tv