Policia shoqëron bashkëshortin e 41-vjeçares së vetëvrarë në Durrës

8 months ago 40
Reklamë

Policia është duke hetuar edhe pistën e dhunës në familje si shkakun që çoi në vetëvrasjen e 41-vjeçares në Durrës. Vizionplus.tv mëson se policia ka shoqëruar në polici bashkëshortin e saj pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë duke e shtyrë drejt vetëvrasjes.

Gjithçka ka ndodhur edhe pas dëshmisë vëllezërve të 41-vjeçares, të cilët nuk kanë mohuar faktin se e motra mund të jetë dhunuar nga bashkëshorti.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, policia po heton edhe pistën e vetëvrasjes për shkak të denigrimit të rrjetet sociale.

Sa i përket kësaj piste, mësohet se Bedrie Loka kishte bërë një kallëzim me emra konkret në polici dy vite më parë. Pas shpërndarjes së disa fotove të saj në Tik Tok, familjarët kishin zbuluar se autore ishte kushërira e 41-vjeçares, por çuditërisht nuk u mor asnjë masë. Nga dëshmitë e familjarëve në polici, mësohet se vajza e tezës së Bedrie Lokes kishte kërkuar një foto të saj nga njëri prej kolegëve të punës, të cilën më pas e ka shpërndarë në rrjetin social Tik Tok.

Më herët, policia kreu ekspertizën mjekoligjore të gruas dhe rezulton se nuk ka patur shenja dhune, megjithatë kanë qenë dëshmitë e familjarëve që kanë çuar në dyshimet për dhunë në familje.

Bashkëshorti i Bedrie Lokës do të vijojë të merret në pyetje nga policia deri në qartësimin e shkaqeve që çuan në vetëvrasjen e saj.

41-vjeçarja, nënë e katër femijëve, u vetëvra duke pirë fostoksinë fill pas festave të fundvitit pasi e gjithë familja ishte mbledhur për të festuar. /vizionplus.tv

Read Entire Article