Politika ruse ironizon Macron dhe Scholz pas humbjes së tyre në zgjedhje: Koha për të dhënë dorëheqjen

5 months ago 31

Politikanët rusë komentuan sot humbjet e rënda të pësuara nga partitë e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në zgjedhjet evropiane dhe Kremlini tha se partitë e krahut të djathtë po fitonin terren në Evropë.

Ish- presidenti rus Dmitry Medvedev tha se rezultatet pasqyronin pjesërisht, “politikën e paaftë” të dy liderëve.

“Koha për të dhënë dorëheqjen!” shkroi Medvedev në Platformën X.

Valentina Matvienko, kreu i dhomës së lartë të parlamentit rus, tha se Macron dhe Scholz “pësuan një disfatë dërrmuese me partitë e tyre, e cila konfirmon edhe një herë dështimin e tyre si politikanë kombëtarë dhe evropianë”.

“Për më tepër, në rastin e tyre ky është një rezultat që e meritojnë, pasi rezulton nga indiferenca e plotë shumëvjeçare ndaj nevojave reale të njerëzve dhe shoqërisë”, ka shkruar ajo në Telegram.

Rusia ka flirtuar prej kohësh me liderët evropianë të krahut të djathtë, si kryeministri hungarez Viktor Orban dhe francezja Marine Le Pen, dhe dëshiron të shfrytëzojë çdo shenjë ndarjeje në Evropë që mund të dobësojë mbështetjen për Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pas zgjedhjeve evropiane, shumica në Parlamentin Evropian do të vazhdojë të jetë pro-evropiane dhe pro-ukrainase, por ngritja e partive të qendrës së djathtë është e qartë.

“Kjo dinamikë është evidente dhe sigurisht, pavarësisht se pro-evropianët ruajnë pozicionet e tyre drejtuese për momentin, me kalimin e kohës partitë e djathta do të zënë vendin e tyre”, tha ai.

“Ne jemi duke i monitoruar nga afër këto procedura.

Në Francë, Macron shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare, me raundin e parë që do të zhvillohet më 30 qershor, pasi partia e tij centriste fitoi më pak se gjysmën e përqindjes së partisë të Le Pen në zgjedhjet evropiane.

Peskov tha se Rusia do të monitorojë me kujdes zgjedhjet e parakohshme, “duke marrë parasysh, le të themi, qëndrimin jashtëzakonisht armiqësor të lidershipit francez ndaj vendit tonë”./vizionplus.tv

Read Entire Article