Presidenti Begaj takohet me ambasadorin e BE-së në Tiranë: Shqipëria ka hyrë në një fazë avancimi të pandalshëm drejt anëtarësimit

3 hours ago 26

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë një foto nga takimi i tij me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Kreu i Shtetit bën të ditur se gjatë kësaj vizite në Presidencë, Gonzato i dorëzoi progres-raportin e BE-së për Shqipërinë.

Sipas Presidentit Begaj Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Ditë e mirë për Shqipërinë!

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë.

Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tonë.”, shkruan ai./vizionplus.tv

Read Entire Article