Presidentja e KE tur në Ballkanin Perëndimor, kur do të vizitojë Shqipërinë

2 hours ago 22

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i kësaj vizite është procesi i zgjerimit, teksa Von der Leyen ka shprehur përkushtimin për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me BE.

Po ashtu, ajo ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

Von der Leyen do të vizitojë së pari Shqipërinë, më 23 tetor, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane./vizionplus.tv

Read Entire Article