Korçë, në arrest shtëpie, 24-vjeçari “luante” kokainën nga banesa

2 hours ago 21

Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar në Korçë, i cili tregonte lëndë narkotike, ndonëse në “arrest shtëpie”. I riu kishte angazhuar një tjetër person për të tregtuar kokainë, me të cilin ndante fitimin.

“24-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap jashtë banesës, në cenim të kësaj mase sigurie. Nga hetimet dyshohet se ai kishte angazhuar shtetasin P. Sh., për të shitur doza Kokaine. 60-vjeçari e kryente këtë veprimtari kriminale, në këmbim të një pjese të fitimeve të siguruara nga shitjet e dozave”, njofton policia.

Në banesën e tij u gjetën sasi kokaine e ndarë në doza, një bajonetë dhe një shkop gome, që u sekuestruan./vizionplus.tv

Read Entire Article