Ndërhyrja në blloqet e banimit, Veliaj: Investimet po rrisin vlerën e pronës

3 hours ago 22

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi punimet për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi në kryeqytet.

Erjon Veliaj e konsideroi ndërhyrjen në rrugët  “Sabaudin Gabrani,” “Jonuz Rama” dhe “Hamdi Çullhaj” si një investim të jashtëzakonshëm për zonën.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm që në këto 10 segmente vjen urbanizimi për të gjithë banorët e Kombinatit, në këtë zonë të ndërmjetme mes Selitës dhe Kombinatit. Ndonjëherë, kur nuk do ta bësh një punë, thua gjithmonë i përket një lagjeje tjetër”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi bashkëpunimin me banorët e zonës, për të cilët tha se do të kenë një rritje të vlerës së pronës falë këtij investimi.

“Kur të gjithë bashkëpunojnë, kur të gjithë japin energji të mirë, të gjithë heqin kangjellat, avllitë e tyre, për të mirën e përbashkët, për t’u siguruar që përtej asfaltit që duket në sipërfaqe, është riparuar gjithë sistemi ynë i kanalizimeve, sistemi i ndriçimit dhe në njëfarë mënyre mund të themi që vetëm nga kjo punë që është bërë është rritur vlera e pronës me 25-30 %”, shtoi Veliaj.

Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut në Njësinë Administrative numër gjashtë./vizionplus.tv

Read Entire Article