Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Ky i fundit pritet t’i dorëzojë Ramës progres-raportin e BE për Shqipërinë, që u publikua ditën e djeshme.
“Mirëdita të gjithëve. Tani është një ritual, çdo tetor ne marrim rezultatet e prodhimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportit të progresit të BE. Ky tetor është i posaçëm sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare për çeljen e negociatave të grupit të parë “Themeloret”. Konferenca afirmoi njohjen nga të gjitha vendet e BE të përparimit të bërë nga Shqiëpria në përmbushjen e kushteve të negociatave në këtë fazë. Gjithë sa është thënë dhe është bërë nënvizohet në raport. Unë jam këtu bashkë me ambasadorin e BE për të marr zyrtarisht një kopje të raportit”, tha Rama. /vizionplus.tv