Protesta në botë për 1 Majin, punëtorët kërkojnë respektimin e të drejtave

4 months ago 17
Reklamë

Mijëra njerëz kanë protestuar në mbarë botën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në Athinë ata kërkuan më shumë të drejta si paga më të mira dhe rritjen e pensioneve.

Demonstrata me rastin e një majit u mbajtën edhe në disa qytete të Francës. Pas marshimeve të një viti më parë kundër reformës së pensioneve sindikatat e punëtorëve i bënë thirrje qytetarëve për tu bashkuar.

Në Stamboll tubuesit u përleshën me efektivët e policisë. Protesta u mbajtën edhe në Seul të Koresë së Jugut tubuesit bënë thirrje për më shumë mbrojtje të drejtave të punëtorëve

Edhe në Tajvan u mbajtën marshime për kushte më të mira pune./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article