Vetëm një ditë pas protestës së fermerëve në Athinë , këtë të enjte janë ngritur edhe bletërritësit.
Rreth 40 kamionë me dhjetëra koshere bletësh janë rreshtuar në sheshin Sintagma pranë parlamentit. Ndërsa 2000 bletërritës protestuan me tymuese në duar.
Ata kërkojnë subvencione nga shteti, kredi të buta, rimbursim të karburantit, por edhe sanksione dhe kufizime të importit të mjaltit që hyn nga Kina dhe Turqia me kosto më të ulët.
Qeveria thotë se ka pak hapësira për t’i plotësuar kushtet e tyre , por iu ka premtuar se këto kërkesa do t’i transferojnë në Bruksel, atje ku edhe vendoset sasia e ndihmave dhe subvencioneve europiane për çdo produkt të prodhuar nga fermerët europiane. /vizionplus.tv