Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohet teza 30 minuta pas nisjes së testimit

5 months ago 27

Ditën e sotme, 10 qershor, rreth 28 mijë maturantë po testojnë njohuritë e tyre në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Provimi ka filluar në orën 10:00, por vetëm gjysmë ore më pas në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit.

Edhe në provimin e anglishtes, që u zhvillua më 3 qershor, gjysmë ore pas fillimit të testit u bë publikimi i tezës.

Pas provimit të sotëm, më 18 qershor, do të jetë provimi në Matematikë, ndërsa  më 24 Qershor do të mbahet provimi i Lëndës me Zgjedhje./vizionplus.tv

Read Entire Article