PS feston nesër 33-vjetorin, Klosi: Forca jonë e angazhuar për mandatin e katërt

5 months ago 28

E mërkura do të mbledhë në oborrin e selisë socialistët për të festuar vitin e 33 të themelimit të partisë. Datëlindja përkon edhe me një vit zgjedhor ku PS e drejtuar nga Edi Rama kërkon të thyejë një rekord për të vënë një të ri, atë të fitores së mandatit të katërt qeverisës.

“Partia Socialiste vjen në këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj në garën për të marrë mandatin e 4-ët, e pandodhur më përpara në realitetin politik shqiptar dhe vështirë të gjesh shembuj ta ngjashëm në botën moderne dhe demokratike. Shpresojmë shumë që vizioni i Edi Ramës për vitin 2030 të jetë përmbyllës i rrugëtimit tonë drejt Bashkimit Evropian”, tha Klosi.

Fitoret e njëpasnjëshme elektorale dhe përqëndrimi thuajse i të gjithë pushtetit në duart e socialistëve pati edhe pasojat e saj. Nga rradhët e tyre ministra, deputetë e kryebashkiakë përfunduan në rrjetën e drejtësisë së re që përbën edhe flamurin e reformave për të cilën Edi Rama krenohet.

“Kjo nuk dëmton PS, kjo i jep vlera PS. Në rast se kemi një supermaci në të gjitha votimet është se njerëzit nuk votojnë për individë të caktuar. Njerëzit votojnë në rradhë të parë për programin, për produktin që sjellë forca politike dhe natyrisht për lidershipin e saj, për mënyrën si drejton. Vota është ajo që i gjykon forcat tona politike dhe vota masive për PS gjykon që edhe ky mekanizëm i luftës anti-korrupsion që nuk është i vetëm merr vota dhe prandaj ne jemi krenar edhe për këtë pjesë që i kemi bërë reformimit të jetës politike të vendit”, u shpreh ai.

Me gjithë ripërtëritjet e bëra nga qeliza më e vogël e deri te kupola, ai që nuk ndryshoi është Edi Rama. Pas thuasje 20 vite drejtim të Partisë Socialiste lind pyetja, a njehsohet sot PS vetëm me emrin e Edi Ramës?

“Dëshmon që fitoret e kësaj partie vijnë nga vullneti dhe kontributi maksimal i Edi Ramës jo vetëm në drejtim të vendit, por natyrisht edhe në idetë e tij inovative edhe brenda PS për ta mbajtur një strukturë që gjatë gjithë kohës vetëkorrigjohet, gjykon mbi rezultatet elektorale dhe këto ndjesi vetëndryshimi dhe vetëreformimi ia dedikojmë Edi Ramës, pa dyshim”, tha Klosi.

Me gjithë rrjedhjet e pësuara ndër vite disa për shkak të drejtësisë e të tjerë se kështu e vendosi partia në intervistën për Vizion Plus numri dy i socialistëve Blendi Klosi nuk verën asnjë reduktim të elitës politike në familjen socialiste.

“Garat elektorale, rezultatet elektorale dhe kontributi që jep në parti vendosin fatin e gjithësecilit”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article