Pse disa shqiptarë injorantë u shërbejnë armiqve të Shqipërisë?

2 months ago 23

Nga Spartak Ngjela 

Por historia e Shqipërisë ende nuk është shkruar saktë, ashtu siç e kanë kaluar, mbrojtur dhe e kanë vijuar me besnikëri kombëtare shqiptarët: si ilirë, si albanë e si shqiptarë.

Imannuel Kant ka thënë:

Nëse e vërteta do t’i vrasë ata, ata le të vdesin

Këtë ka thënë Kanti qetësisht, shkurt dhe pa asnjë koment.

E ka thënë kaq shkurt e kaq bukur, se fjala është për të vërtetën.

E vërteta është ndjenjë, është detyrim moral për këdo që di të mendojë dhe të veprojë si i pavarur dhe rëndë ajo i godet mashtruesit, kriminelin dhe njeriun e ligë që nuk di të respektojë dinjitetin e tjetrit.

Njeriu i pavarur krijohet realisht vetëm nëse ai e ka krijuar pavarësinë në funksion të personalitetit të tij, të cilin e ka krijuar si “skllav” i të vërtetës.

Pavarësia individuale, si rregull, të çon tek e vërteta.

Dhe, janë të shumtë ata që i tremb e vërteta. Por ata që dinë ta respektojnë e që thonë ngaherë vetëm të vërtetën, raportin e tyre të drejtë me të vërtetën e kanë kënaqësi shpirtërore.

Ne shqiptarët kemi qenë të luftuar, të vrarë në shekuj nga pushtuesit tanë, por, në histori, në funksion të vetvetes, shqiptarët e kanë respektuar të vërtetën për historinë e tyre edhe në kuvendet popullore, kur ka qenë fjala për bashkim.

Por historia e Shqipërisë ende nuk është shkruar saktë, ashtu siç e kanë kaluar, mbrojtur dhe e kanë vijuar me besnikëri kombëtare shqiptarët: si ilirë, si albanë e si shqiptarë.

Dhe tani jemi në kohet moderne.

Jemi të fortë, sepse jemi dy shtete të pavarur në Ballkan. Dhe kjo forcë duhet të na bashkojë.

Por kundërshtarët e Shqipërisë, që janë historikisht pushtuesit tanë, në këtë periudhë kohe janë hedhur me gjithçka kundër shqiptarisë.

Dhe lodhen kot. Kurse të pështirë janë ata shqiptarë injorantë që u shërbejnë kundër shqiptarisë.

Por, asgjë nuk na bëjnë dot.

Dalja në skenën e madhe të historisë së sotme, bota shqiptare në Gadishullin Ilirik është domosdoshmëri për konceptin perëndimor dhe sidomos për Amerikën, në funksion të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kjo kohë e re, do të jetë e gjitha me ne…

Read Entire Article