Putin dhe Erdogan do të diskutojnë krijimin e një qendre të gazit natyror në Turqi

7 months ago 24
Reklamë

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë bisedime për krijimin e një qendre të gazit natyror me zyrtarët turq gjatë vizitës së tij të ardhshme në Turqi, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi gjatë një konference për shtyp në Maltë se Erdogan dhe Putin gjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi do të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe për eksportet në Detin e Zi.

Javën e kaluar u raportua se Presidenti rus pritet të vizitojë Turqinë më 12 shkurt./vizionplus.tv

Read Entire Article