Pyeten dëshmitarët për Belerin, rrëzohet kërkesa e avokatëve për përjashtimin e gjyqtarëve

8 months ago 36
Reklamë

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve të Fredi Belerit për përjashtimin e dy gjyqtarëve nga trupa gjykuese që do vendosin për fatin e tij. I zgjedhuri i Himarës kishte kërkuar që të përjashtoheshin Erion Çela dhe Irena Gjoka me pretendim se janë treguar të njëanshëm ndaj tij. Sipas vetë Belerit që ka qenë prezent të sallën e gjyqit, thotë qëllimi në vetvete i organeve ligjzbatuese është dënimi i tij.

Çështja është montuar keq. Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Kam kërkuar informacione për personat që kanë falsifikuar provat. Këto informacione janë të nevojshme një mbrojtje normale. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë medoemos të më dënojnë”, ka thënë Beleri.

Në seancën e kesaj te premteje u paraqitën 5 dëshmitarë që janë thirrur pikërisht nga mbrojtja. Mes tyre ishte dhe një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Ramës, ndërsa katër të tjerët ishin banorë të Himarës. Menjëherë pas seancës, avokati mbrojtës i Fredi Belerit tha se prokuroria ka sjellë tjetër person për të dëshmuar, e jo të infiltruarin Arsen Rama që provon akuzën e korrpsionit me shitblerjen e votave.

“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër. E gjeti BKH-ja në fazën e mbikëqyrjes. Edhe ne e gjetëm personin dhe e sollëm meqë jemi në fazën e dëshmitarëve”, tha avokati Geni Gjyzari.

Avokati po ashtu pretendoi se prokuroria i ka zberthyer telefonin kryebashkiakut të zgjedhur, që sipas mbrojtjes është në shkelje të ligjit pasi vetë Fredi Beleri nuk e ka dhene konsesusin per diçka të tillë. Procesi gjyqesore ndaj Belerit ka rritur tensionet me Tiranës dhe Athinës. /vizionplus.tv

Read Entire Article