Qëllohet për vdekje me armë zjarri një 70-vjeçar në Kurbin, punonte si ekonomist në një firmë inertesh! Plagoset pronari

7 months ago 19
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurez, Kurbin, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë 70-vjeçari S.M, i cili ishte ekonomisti i firmës, ndërsa është plagosur pronari i firmës 51 vjeç A.Gj i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Top Channel

Read Entire Article