Qindra emigrantë flenë në aeroportin e Madridit, kushtet çnjerëzore alarmojnë OKB-në

7 months ago 8
Reklamë

Mbipopullimi i azilkërkuesve afrikanë ka “pushtuar” aeroportin e Madridit. Me origjinë nga Senegali, Maroku, Somalia, Mali, Kenia dhe Mauritania, qindra emigrantë të paligjshëm gjenden aeroportin Barajas javët e fundit.

Vetëm në janar, sipas shifrave zyrtare, në aeroport janë regjistruar 864 azilkërkues.

“Mbipopullimi dhe kushtet josanitare kanë arritur një nivel kritik, me shfaqjen e çimkave, akumulimin e mbeturinave, njerëzit janë detyruar të flenë në të njëjtin shtrat me të tjerë”, bëri me dija Komiteti Spanjoll për Ndihmën e Refugjatëve.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq vendosi javën e kaluar të tërhiqet nga aeroporti pasi nuk ishte në gjendje të punonte në këto kushte.Me një biletë avioni “për në vendet e Amerikës Latine pa viza”, migrantët e ligjshëm aplikojnë për azil kur ndalen në Madrid.

Shumica kanë hedhur flakur letrat ose janë deklaruar të mitur për të shmangur dëbimin e menjëhershëm.

Nga ana e saj, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) denoncoi mungesën e kushteve të mira dhe kërkoi zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet spanjolle./vizionplus.tv/

Read Entire Article