Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Kretë të Greqisë.
Sipas mediave greke, një shqiptar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur 68- vjeçari shqiptar po ulte disa sende me litar nga ballkoni i banesës.
Ai ka humbur jetën menjëherë pas rrëzimit nga kati i dytë, si pasojë e plagëve të rënda./vizionplus.tv