Ralf Gjoni dëshmon në SPAK, njeriu i afërt i Metës dhe Kryemadhit pyetet për afro katër orë

4 months ago 33
Reklamë

Ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni për afro 4 orë është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihet zyrtarisht pse Gjoni është thirrur mëngjesin e kësaj të hënë në ambjentet e SPAK, ndërkohë që për mediat ai nuk pranoi që të tregonte se për cilën dosje është marrë në pyetje.

Gjoni u tha gazetarëve se është pyetur si person që ka dijeni për kohën kur ka qënë në pozicione drejtuese.

Lexo edhe :

Related Posts

“Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua”, tha Ralf Gjoni.

Kujtojmë se përpara se të merrte mandatin e deputetit, Gjoni ka qënë zëdhënës në ministrinë e Jashtme dhe Këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë, në kohën kur këto institucione drejtoheshin nga Ilir Meta.

Dy janë dosjet që dyshohet se kanë çuar Ralf GJonin në dyert e SPAK, çështja CEZ-DIA dhe ajo e lobimit per te cilat hetohen Ilir dhe Monika Kryemadhi.

E megjithatë ish-ligjvënësi nuk pranoi te bente komente per keto çështje.

“Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni u bë deputet në periudhën kur opozita e bashkuar dogji mandatet, gjë që krijoi edhe një çarje të tij me LSI ne e drejtuar nga Monika Kryemadhi në atë kohë./vizionplus.tv/

Read Entire Article