Rama i besoi drejtimin e ministrisë së re, Gonxhe: Thellësisht i nderuar për vlerësimin, përgjegjësi e jashtëzakonshme

8 months ago 13
Reklamë

Mbyllet Ministria e Kulturës për të rilindur në një të re bashkë me ekonominë dhe inovacionin.

Ajo do të drejtohet nga Blendi Gonxhja që prej pesë vitesh është drejtor i përgjithshëm i shërbimeve të transportit rrugor.

Lexo edhe :

Related Posts

Gonxhe vlerëson besimin që i dha kreu i qeverisë për të drejtuar ministrinë e re.

Blendi Gonxhe: Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend.

Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend! https://t.co/EdG8z0Ya8Y

— Blendi Gonxhja (@BGonxhja) January 8, 2024

Largimin e Elva Margaritit dhe krijimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me në krye Blendi Gonxhja, kryeministri Edi Rama e bëri me dije ditën e djeshme në platformën “X”.

Për ndryshimin e papritur në kabinetin qeveritar, Edi Rama shkruan se ekonomia, kultura dhe inovacioni kërkojnë një drejtim strategjik nën të njëjtën çadër ministrore.

Edi Rama: Lipset të kalohet në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës./vizionplus.tv

Read Entire Article