Rama në Greqi, Mitsotakis në Turqi, kryeministri grek vizitë zyrtare në Ankara dhe takim me Erdogan

4 months ago 21
Reklamë

E ndërsa kryeministri Edi Rama kishte mbërritur në Athinë për takimin me emigrantët shqiptarë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është nisur drejt një tjetër destinacioni.

Mitsotakis mbërrin këtë të dielë në ankara për takime me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, për iniciativën e miqësisë, që dy vendet nisën muaj më parë.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme apo qëndrimeve jo të njëjta për luftën në Gaza e në Ukrainë, diskutimet mes liderëve pritet të jenë të qeta.

Ato do të fokusohen në tregti, energji dhe një sërë çështjesh të tjera të vendosura në atë që është quajtur agjenda pozitive. /vizionplus.tv

Read Entire Article