Rama në shkollën 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë: E rindërtuar me standarde e kapacitete të shtuara

7 months ago 19

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje e cila sapo ka hapur dyert pë nxënësit.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama bën me dije se shkolla është financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Rama thotë se është një shkollë e rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues.

“E rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues. Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore në të gjithë vendin”, shkruan Rama në Facebook./vizionplus.tv/

Read Entire Article