Rama: Progres-raporti i BE-së ishte më pozitivi ndër vite, njësoj si ecuria e vendit

3 hours ago 19

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, lidhur me progres-raportin e Shqipërisë.

Kreu i qeverisë deklaroi se ky është raporti më pozitiv i marrë ndër vite, pasi sipas tij, edhe vetë vendi ka pasur një ecuri mjaft pozitive.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, Rama e konsideroi si të vetmin tregues real dhe të besueshëm të ecurisë së vendit, pasi bazohet vetëm në fakte dhe jo perceptime.

“Unë e kam thënë më shumë se sa në një rast edhe sot ëstë rasti për të përsëritur që raporti i progresit në këndvështrimin tim raporti i progresit është dokumenti më i plotë, më i detajuar e i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe me të cilin ne i referohemi fjali për fjali, në kuptimin e plotë të fjalës.

Sepse është i vetmi raport ndërkombëtar që është i bazuar vetëm në fakte, jo ën perceptime, sondazhe dhe që i reëferohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve të funksionimit të institucioneve europiane dhe shteteve anëtare.

Më vjen shumë mirë që sot marrin një raport shumë pozitiv , raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve e normalisht që i tillë sepse e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi faktikisht njohjen nga të gjithë institucionet e vendet e BE, të përparimit nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve  në këtë fazë të kushteve për anëtarësim”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article