Neritan Liçaj ka qenë një nga aktorët që ka kundërshtuar me forcë prishjen e teatrit, që sipas tij qeveria ka vepruar në mënyrë antikushtetuese.
Liçaj, i cili ka qenë në një lagje me kryeministrin Edi Rama, thotë në emisionin Quo Vadis se pas shembjes së teatrit nuk është takuar asnjëherë me të, madje thekson se as vetë Rama nuk i ka thirrur për një takim.
Duke ju referuar deklaratave të Ramës, Liçaj tha se ai flet me arrogancë dhe se një bir artisti nuk i shkon një gjë e tillë.
“Biznesi dhe interesat e tjera shembën Teatrin Kombëtar. Me dhunë dhe në mënyrë antikushtetuese. Putini kush pushtoi Marjupolin bombardoi teatrin dhe kjo ishte një nga lajmet më të mëdha në botë. Tani në 31 dhjetor pash një kronikë që e inaguroi siç ishte, që ai është pushtues. Ne na i prish i joni.
Ne i kërkuam si Aleancë dhe si çdo lëvizje qytetare e denjë, i thamë që prit të ringrihet gjykata, sepse nga reforma në drejtësi, Gjykata Kushtetuese u shpërbë. Ne me të drejtën e zotit, i kërkuam kryeministrit dhe qeverisë shqiptare prit të ringrihet Gjykata Kushtetuese dhe të vendosi ajo. Unë nuk jam kafshë të dal kundër vendimit të gjykatës supreme. Ai me arrogancë, tha prit sa ti dalin hallës ato. Por një artist nuk mund të flasë ashtu. Një bir artisti, një kryeministër për Teatrin Kombëtar”, tha Liçaj./vizionplus.tv