Gjimshitin e përndjek fati i keq, dëmtohet sërish para ndeshjeve të kombëtares

2 days ago 28

Duket se Berat Gjimshitin vijon ta përndjekë fati i keq këtë sezon, pasi është dëmtuar sërish para ndeshjeve të kombëtares.

Mbrojtësi kuqezi u zëvendësua në minutën e 25-të të takimit Atalanta-Udineze pas një përplasjeje të fortë në zonë me sulmuesin bardhezi Thauvin.

Ende nuk dihet se sa e rëndë është shkalla e dëmtimit, por me shumë mundësit Gjimshiti do të mungojë të premten (16 nëntor) përballë Çekisë dhe të martën (19 nëntor) përballë Ukrainës që do të luhen të dyja ndeshjet në “Air Albania” dhe janë ndeshjet e fundit të Nations League.

Kujtojmë që Gjimshiti mungoi edhe përgjatë ndeshjeve të tetorit. Pas daljes së Gjimshitit, Atalanta pësoi gol nga Udineze, por arriti të përmbysë në 2-1 rezulatin në pjesën e dytë të lojës, duke vijuar ecurinë e rezultateve pozitive.

Read Entire Article