“Rekord për rritjen e netë qëndrimeve”, EUROSTAT publikon shifrat: Shqipëria ka ecurinë më të mirë

2 months ago 25

Xhorxhina Deda/SCAN

Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 2.3 milionë nëtë qëndrime përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024, në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, vendi ynë ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të netëve të kaluara në struktura, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, nëse marrim në konsideratë të gjitha vendet e Europës. Rreth 37% është rritja për Shqipërinë, krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2023, duke siguruar kështu vendin e parë me rritjen më të lartë.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, pati rreth 1.2 miliardë netë në akomodimet turistike në të gjithë Bashkimin Europian, duke shënuar një rënie prej 0.9% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar.

Por cilat shtete pasuan Shqipërinë me rritjen më të lartë të numrin të netë qëndrimeve? Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, Luksemburgu është vendi i dytë me rritjen më të lartë, ndjekur nga Malta, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke na lënë të kuptojmë se edhe rajoni ka performuar mirë. Ndërkohë, me rënie paraqiten vende si Franca, Islanda dhe Belgjika.

Por çfarë thonë shifrat sa i përket treguesit të netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj. Sërish të dhënat pozicionojnë Shqipërinë në krye, me një rritje vjetore prej 51% në gjashtë muajt e parë të vitit. Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian flet për një rritje me 3.3% të numrit të netëve të kaluara në strukturat akomoduese nga vizitorët e huaj.

Read Entire Article