Rëndohet bilanci i sulmit rus në Poltava, shkon në 49 numri i viktimave

2 months ago 35

Numri i të vdekurve nga sulmi i orëve të parë të mëngjesit me raketa balistike në qytetin lindor të Ukrainës, Poltava, po rritet.

Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, gjithsej 49 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të lënduarve nga sulmi rus ka arritur në 2019.

“Deri më tani, si rezultat i sulmit me raketa, 49 persona kanë vdekur dhe 219 janë plagosur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë”, tha zyrtari ukrainas për sulmet që goditën rëndë një spital dhe një institucion arsimor.

Autoritetet në Kiev sqaruan se në momentin e sulmit, në institucionin arsimor ishte duke u zhvilluar mësimi, raporton A2.

“Në orën 9:08 ra alarmi, të gjithë u zhvendosën në strehimore, por pak minuta pasi u shpall alarmi u dëgjuan shpërthime. Janë duke u studiuar detajet e tragjedisë në Poltava. Ministri i Mbrojtjes ka porositur kryeinspektorin që urgjentisht të bëjë hetim zyrtar”, tha ai, ndërsa në rajonin e Poltava u shpallën tre ditë zie, shkruan A2.

Më herët, Volodymyr Zelensky theksoi se kishte urdhëruar “një hetim të plotë dhe të shpejtë” për rrethanat që lejuan këtë sulm rus.

Ai gjithashtu premtoi se do Moska do të mbajë përgjegjësi për sulmin dhe u bëri thirrje edhe një herë aleatëve perëndimorë të Kievit që të ofrojnë urgjentisht më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të lejojnë Ukrainën të godasë thellë në territorin rus me raketa me rreze të gjatë.

/a.r

Read Entire Article