Reshje dëbore dhe temperatura të ulta në disa zona, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

8 months ago 23
Reklamë

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë sëfundmi pjesën veriore të vendit dhe juglindjen.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar, ndërsa borëpastrueset kanë qenë në terren për të mbajtur të aksesueshme rrugën.

Lexo edhe :

Related Posts

ARRSH gjithashtu u bën apel shoferëve që të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimri dhe zinxhira nëse do qarkullojnë në zonat që ka prezencë bore.

“Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës

Temperaturat kanë qenë të ulëta

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar

Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH./vizionplus.tv

Read Entire Article