Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dheu, evakuohen mijëra familje në Kaliforni

7 months ago 9
Reklamë

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë goditur ditët e fundit Kaliforninë.

Mediat e huaja raportojnë se 700 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhive të forta. Po ashtu, edhe disa familje në në Hollywood Hill u evakuuan

Shërbimi lokal i motit raportoi për rrëshqitje dheu në Beverly Hills, Malibu dhe Santa Monica.

Orët më të këqija do të jenë në mëngjes (me orën lokale), ndërsa deri në mbrëmje stuhia do të zhvendoset në zonën e San Diegos deri të hënën në mbrëmje.

Zonat më të prekura do të jenë Kalifornia Jugore dhe malet në zonë./vizionplus.tv

Read Entire Article