Saimir Strati ka treguar në studion e “Quo Vadis” eksperiencat e tij të para me ndërtimin e mozaikëve.
Ai tha se fjalët që dëgjoi nga një arkeolog francez i dhanë atij kurajon për të vazhduar dhe se ai gjithashtu u thotë të rinjve fjalë inkurajuese.
Saimir Strati: Do të arrija unë dot të realizoja një mozaik me ato metodat e 3500 vjetëve me parë. Ekspeditat zgjasnin 6 muaj, pastaj 6 muajt e tjerë duhet të organizoheshim diku. Unë i jepja vetes kohë që të bëja një rikompozim të atyre pjesëzave që kishim restauruar dhe ia arrita. Mbaj mend ka qenë i nderuari Neritan Ceka bashkë me disa arkeologë francezë, që kur e kanë parë atë pjesëzën e vogël të riprodhuar nga unë, ka qenë një nga shtysat. Një nga ata francezët thotë “ky mund të jetë vetëm mozaikist në jetën e tij”. Ta thonë ca njerëz që janë të ditur dhe kur e dëgjon të ngelet në mendje. Kanë nevojë dhe sot të rinjtë dhe unë ua jap me kënaqësi. /vizionplus.tv