Rodrygo nderon Brazilin, “Selecao” kthehet tek fitorja, Luis Suarez largohet nga kombëtarja

2 months ago 36

Brazilit i mjaftoi Rodrigo për të marrë një trepikësh të rëndësishëm kundër Ekuadorit në duelin e  radhës kualifikues për kupën e botës të vlefshme për zonën e Amerikës së Jugut.

Pas këtij suksesi 5 herë kampionët e botës ngjiten në kuotën e  10 pikëve në vendin e katërt dhe i afrohet dyshes Uruguai dhe Kolumbi, kombëtare të cilat nuk shkuan përtej barazimeve në ndeshjet e tjera. Brazili vinte pas një barazimi dhe 3 humbjesh, ndaj në Kuritiba ishte më e rëndësishme se kurrë fitorja, madje edhe duke sakrifikuar lojën cilësore.

Në fakt kështu ndodhi. Në pjesën e parë Brazil-Ekuador ishte një ndeshje e ftohtë pa ngacmime të mëdha në portat respektive. Përjashtimin e bëri episodi i minutës së 30. Paketa shërbeu për Rodrigon dhe sulmuesi i real Madrid me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë i ndihmuar edhe nga shtylla. Miqtë u zgjuan vetëm në fund, me Mendez fillimisht e pastaj me Kaisedon që u ndal nga ndërhyrje e dyfishte shpëtimtare e Alison dhe Gabriel.

Në pjesën e dytë, dy rastet më të mira i pati Vinisius Xhunior, por sulmuesi i Real Madrid nuk shënoi dot. Ndalet Uruguai i vendit të dytë që tani rreshket 4 pikë pas Argjentinës kryesuese. Kjo pasi u ndal në shtëpi në një barazim pa gola me Paraguain.

Për të zotët e shtëpisë goditi shtyllën në këtë ndeshje Luis Suarez, bomberi i madh i historisë në futbollin uruguain, për të cilin kjo ishte ndeshja e fundit në karrierë me kombëtaren. Pas 17 vitesh kontribut, në 143 ndeshje të luajtura dhe 69 gola të shënuar, ai u largua me lot nga përfaqësuesja. U ndal edhe Kolumbia në një barazim 1 me 1 me Perunë. Miqtë shënuan të parët me Kajens, ndërsa për kolumbianet u përgjigj Luis Diaz. /vizionplus.tv

Read Entire Article