Ronaldo e Kroos kohë lamtumire! CR7 për herë të fundit në Evropian, gjermani var këpucët në gozhdë

4 months ago 29

Kualifikimi i Francës dhe Spanjës në gjysmëfinalen e Euro 2024 ku do të luajnë në datë 9 korrik në Munih, si dhe dalja jashtë Gjermanisë e Portugalisë nuk ishin të vetmet lajme të rëndësishme të sfidave të para çerekfinale të këtij kompeticioni, luajtur të premten.

Në fakt mediat botërore i dedikuan vëmendje të madhe dhe me të drejtë veçanërisht dy personazheve të mëdhenj.

I pari Kristiano Ronaldo, një legjendë e futbollit portugez dhe atij botëror.

Kampioni 39-vjeçar ndonëse luajti shumicën e kohës titullar dhe me kohë të plotë nuk mundi të shënojë dhe të udhëheqë kombëtaren e tij drejt një suksesi në europian.

Ai lajmëroi më herët se ky ishte Europiani i fundit ku do të luante ndaj në fund regjia e shoqëroi deri në dhomat e zhveshjes ecjen e tij i vetëm me kokën ulur në fund të sfidës së Hamburg me Francën.

Nuk dihet nëse do të jetë apo jo në botërorin e 2026 kur të ketë mbushur 41 vjeç, por sidoqoftë CR7 ka shumë arsye të ndihet krenar më shumë se kurrë për atë që i ka dhënë  futbollit botëror.

Natyrisht një profil më i ulët, por për tu respektuar në maksimum Toni Kros.

Mesfushori i kombëtares gjermane kishte lajmëruar më herët që do ti varte këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni të gjatë ku shijoi të qenit kampion në Spanjë dhe Europë me Realin, por nuk mundi të kishte të njëjtën adrenalinë me Gjermaninë, sidomos në fund të një ndeshje ku nuk shkëlqeu ndaj ibrikëve.

Kros, një mesfushor me këmbë të arta dhe mendje inteligjente, heq dorë nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare, në fund të një karrierë brilante, si kampion botë ne 2014 me Gjermaninë me të cilën luajti 114 takime, 6 herë fituesi kupës së kampioneve me Bayernin dhe sidomos Realin.

Dhjetëra kampionate, kupa kombëtare, superkupa, botërore klubesh dhe çmime individuale. Vërtet një ikone./vizionplus.tv

Read Entire Article