Rozana Radi tregon më shumë rreth vetes, çfarë bën ajo në 7 ditët e javës

4 months ago 28
Reklamë

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka rrëfyer më shumë për jetën e saj, teksa ka qenë me Glorian në oborr.

Vajzat kanë folur më shumë për veten e tyre, për karakterin dhe se si e kanë ato jetën jashtë “Ferma VIP”.

Rozana tha se ajo është mjaft e ngarkuar me emisionin e saj. Ajo shtoi se kur mbaron një puntatë emision, shkon në zyrë për të shkruar ndonjë tekst për ditën tjetër.

Ndërsa fundjavat, këngëtarja tha se preferonte t’i kalonte në shtëpi, duke bërë punët, e më pas të shijojë një filxhan kafe.

Unë jam në punë përditë në emision. Sa e mbaroj atë, menjëherë futem në studio, bëj një tekst. Shkoj në shtëpi. Kur e kam të shtunën dhe të dielën pushim, më beso, jo laj dhe fshi e pastroj, por më pëlqen aq shumë të më vij shtëpia erë e mirë. Pastaj kur vjen shtëpia erë e mirë, marr një cigare dhe një kafe, e më shijon kushedi se çfarë bëra, sikur vetëm unë e bëra këtë gjë”, tha Rozana. /vizionplus.tv

Read Entire Article