Rrahën bashëkatdhetarin, policia italiane arreston tre vëllezërit shqiptarë

4 months ago 28

Policia italiane ka vënë ditën e sotme në pranga tre vëllezër shqiptarë të moshës 37, 39 dhe 40 vjeç, pasi akuzohen se kanë dhunuar barabarisht bashkëatdhetarin e tyre.

Sipas mediave italiane tre vëllezërit shqiptarë në datë 1 korrik kanë rrahur bashkëatdhetarin e tyre 36-vjeç, ky i fundit në pamundësi për tu kundërpërgjigjur fizikisht pasi ishin më të shumtë në numër ka qëlluar me armë duke lënë të plagosur njërin prej vëllezërve.

Hetimi i shpejtë nga Karabinierët e Kompanisë Monterotondo bëri të mundur identifikimin e katër shqiptarëve të përfshirë në përleshje. Policia gjeti dhe sekuestroi armët e përdorura gjatë sulmit dhe i vuri në pranga autorët.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur edhe konstatimin se arma, e kalibrit 9×21 e përdorur nga 36-vjeçari, i cili nuk kishte autorizim për të mbajtur armë zjarri, ishte vjedhur në nëntor 2014 në Genzano di Roma.

Read Entire Article