Rrezikoi jetën e pushuesve në Sarandë, bllokohet mjeti lundrues, gjobitet drejtuesi

4 months ago 32

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar një mjet lundrues Jet Ski, pasi u konstatua duke shkelur perimetrin e sigurisë.

Jet Ski po lundronte në plazhin e Pulëbardhave, teksa gjatë një kontrolli rezultoi se mjeti lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar pushuesit. Po ashtu, u konstatua se drejtuesi i mjetit nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

“Në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e 📍Pulëbardhave, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre, si dhe lundronte pa dokumentacionin përkatës në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin R. Ç., me masë administrative 110,000  lekë, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Sarandë, njofton policia.

Read Entire Article