Një bombardues i forcave ajrore ruse është rrëzuar në Kaukaz, duke vrarë ekuipazhin, gjatë një fluturimi rutinë stërvitor.
Siç raportojnë mediat ruse, një bombardues Sukhoi Su-34 i forcave ajrore ruse është rrëzuar në Kaukaz gjatë një fluturimi stërvitor, ndoshta për shkak të një defekti teknik, si pasojë e të cilit ekuipazhi ka humbur jetën.
“Bazuar në të dhënat paraprake, shkaku i rrëzimit të avionit ishte një mosfunksionim teknik”, tha një zëdhënës i ministrisë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Aksidenti ka ndodhur në rajonin e Osetisë, sipas të njëjtit burim.
Është e paqartë nëse avioni me dy ulëse krah për krah kishte një apo dy anëtarë të ekuipazhit në atë fluturim. /vizionplus.tv