Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë të zhdukur pasi një helikopter që po kthehej nga një mision zjarrfikës u rrëzua në lumin Douro në Portugalinë veriore, thanë autoritetet lokale.
Piloti i helikopterit u shpëtua nga një varkë turistike që lundronte pranë vendit të rrëzimit, në zonën e Lamegos. Ai ka thyer këmbët dhe është dërguar në spital.
Përveç pilotit, helikopteri mbante një ekip prej pesë anëtarësh specialistësh nga Njësia Portugeze e Mbrojtjes dhe Ndihmës. Të dy u gjetën të vdekur në rrënojat dhe tre të tjerët janë të zhdukur, tha Silva Lambreia, komandantja e Autoritetit Portual të lumit Douro.
“Ne kemi filluar kërkimet nënujore dhe në brigje”, u tha ajo gazetarëve, teksa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta.
Kryeministri Luiz Montenegro shkoi në vendin e rrëzimit, ku janë vendosur dhjetëra shpëtimtarë, zhytës, policë dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore. /vizionplus.tv