Rritet numri i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës

2 months ago 30
Reklamë

Numri i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rritur.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë me shume se 8500 shtetas të cilët me të shumtit kanë deklaruar se do të kalojnë ditët e fundjavës në qytetet bregdetare të Shqipërisë, ndërsa një pjesë tjetër kanë bërë me dije se përdorin vendin tonë si transit për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian.

Për ta përballur fluksin në sezonin turistik policia shqiptare dhe ajo maqedonase kanë shtuar personelin në sportelet e përbashkëta të kontrollit me qëllim shmangien e radhëve të gjata në këtë pikë kufitare.

Radhët me të gjata në hyrje dhe dalje janë gjatë ditëve të fundjavës, bëjnë me dije burime pranë autoriteteve kufitare.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës edhe gjatë këtyre ditëve fluksi i lëvizjeve është normal. Gjatë 24 orëve kanë hyrë e kanë dalë rreth 6000 shtetas./vizionplus.tv

Read Entire Article