Rritja e pagës së anëtarëve të GJK votohet në Kuvend një ditë pas vulës së PD, Berisha kundër, Basha ka dhënë “OK”

5 months ago 28

Një ditë pas gjyqit për vulën e Partisë Demokratike, parlamenti do të votojë nje prej ligjeve më të debatuara të muajve të fundit, ligjin që rrit pagën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në 6.6 milionë lekë dhe të kryetares në 7.7 milionë lekë.

Ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese kërkojnë 84 vota për tu miratuar dhe mazhoramca ka vetëm 78 mandate ndaj ajo ka nevojë për votat e opozitës.

Në kampin opozitar demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë kundër, po ashtu aleatët e tij.

I vetmi që është shprehur pro në shtatorin e vitit të kaluar është Lulzim Basha.

Ligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve kushtetuese u fut në rendin e ditës në parlament në shtatorin e vitit të kaluar por pavarësisht dakortësisë së Bashës, ligji nuk kaloi pasi kishte kritikë mes socialistëve por edhe mes mbështetësve të Bashës.

Ligji u tërhoq asokohe dhe u rikthye në rendin e ditës në parlament të mërkurën, vetëm një ditë pasi gjykata e apelit do të përcaktojë kush është kreu i PD, Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Mbetet për tu parë nëse këtë herë do të miratohet apo jo rritja e pagës për anëtarët e gjykatës dhe si do të votojnë forcat politike të opozitës.

Read Entire Article