Ambasadorja izraelite Simona Halperin do të thirret në Ministrinë e Jashtme ruse për komentet që ajo bëri në një intervistë. Rusia e ka konsideruar si të papranueshme komentet e saj.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Halperin ka keqinterpretuar pozicionin e politikës së jashtme ruse në një intervistë të dhënë për gazetën ruse “Kommersant”, e cila u botua të dielën.
Ministria i quajti komentet e saj “një fillim jashtëzakonisht të pasuksesshëm” të misionit të saj diplomatik, i cili filloi në dhjetor.
Në intervistë, Halperin kritikoi ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov për minimizimin e Holokaustit dhe tha se Rusia është shumë miqësore me lëvizjen islamike palestineze Hamas./vizionplus.tv/