Mbrojtja ajrore e Rusisë ka shkatërruar 23 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës gjatë natës në rajonet perëndimore, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Shtatë dronë ukrainas u rrëzuan në hapësirën ajrore të rajonit Rastov, pesë mbi Kursk, shtatë mbi Shmalensk dhe pjesa tjetër në rajonet Ariol, Bryansk dhe Belgorod, tha ministria përmes Telegramit.
Ukraina, nga ana e saj, njoftoi se gjatë natës shkatërroi 33 nga 62 dronët e lëshuar nga pala ruse.
Lexo edhe :
Related Posts
25 të tjerë janë të paqartë, ndoshta të përgjuar nga sistemet e luftës elektronike të Ukrainës, tha forcat ajrore ukrainase, gjithashtu përmes Telegramit.
Më herët, autoritetet thanë se nëntë persona u plagosën, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, në Kiev, ku mbetjet nga një dron rus shkaktuan zjarre në dy ndërtesa të larta./vizionplus.tv