Të paktën 51 persona, duke përfshirë fëmijë, kanë vdekur pasi shirat e dendur goditën pjesën më të madhe të Spanjës lindore dhe jugore dje, të martën, duke përmbytur rrugët me ujë dhe baltë dhe duke shkaktuar probleme në udhëtimet hekurudhore dhe ajrore.
Një numërim i mëparshëm fliste për 13 të vdekur, përfshirë 4 fëmijë në rajonin e Valencias.
Lexo edhe :
Related Posts
Scary fast-flowing flash floods through streets of Albacete, Spain today, these aren’t rare incidents anymore, this is one of several Spanish communities quite far apart seeing streets turn into raging rivers yesterday, today & likely tomorrow too #flood pic.twitter.com/BXZuPwaoDB
— Nick’s Weather Eye (@NickJF75) October 29, 2024
Imazhet e kapura nga banorët në celularët e tyre dhe të transmetuara nga televizioni spanjoll tregojnë ujërat e vrullshëm duke marrë para makinat dhe duke përmbytur ndërtesat.
Në disa zona, sasia e shiut që ra në një periudhë 24-orëshe zakonisht bie mbi një muaj, raportojnë mediat spanjolle.
Shirat e rrëmbyeshëm u shkaktuan nga një front i ftohtë që lëviz përgjatë pjesës jugore dhe lindore të Gadishullit Iberik. Përmbytjet e shpejta shkaktuan tashmë probleme serioze që në orët e para, duke detyruar autoritetet e zonave më të prekura që t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin çdo udhëtim jo thelbësor deri në njoftimin e dytë.
Spanish firefighters rescue drivers from floodwaters after Spain’s meteorological agency put the Valencia region under the highest red alert for extreme rainfalls.https://t.co/1JXcRjwzcp pic.twitter.com/jw8AjSZkz9
— Sky News (@SkyNews) October 29, 2024
Sipas kanalit shtetëror TVE, policia foli për të paktën 51 të vdekur nga përmbytjet.
Në rajonin e Valencias kanë humbur jetën 4 fëmijë, ndërsa 6 persona rezultojnë të zhdukur.
Disa orë më parë, kreu i autoriteteve lokale në rajonin e Valencias raportoi se autoritetet në Spanjën juglindore kishin gjetur “trupa”.
El aeropuerto de Valencia desde el hangar de Air Nostrum pic.twitter.com/EYBs00st3Y
— Aeropuerto Valencia (@aeroVLC) October 29, 2024
Mbrëmë, autoritetet lokale raportuan të paktën shtatë persona të zhdukur: gjashtë në qytetin Letur, në provincën e Albacete, në rajonin Castile-La Mancha, dhe një tjetër – një shofer kamioni – në qytetin e Alcudia, në rajonin e Valencias. /vizionplus.tv