Rusia ofron 22 mijë dollarë për qytetarët që do të luftojnë në Ukrainë

3 months ago 22

Autoritetet në qytetin e Moskës po ofrojnë një bonus rekord për rekrutët e rinj që do të luftojnë në Ukrainë, si një përpjekje kjo për të rritur numrin e trupave ruse. Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, prezantoi zyrtarisht bonusin prej 1.9 milionë rubla (rreth 22 000 dollarë) për banorët e qytetit që i bashkohen ushtrisë. Ata që dëshirojnë t’i bashkohen luftës në Ukrainë mund të marrin gjithashtu pagesa rreth 5690-11 390 dollarë për lëndimet, ndërsa familja e një ushtari të vrarë në aksion mund të paguhet 34 150 dollarë.

Numri i viktimave të Rusisë mbetet i panjohur, por vlerësimet thonë se numri i të vdekurve është i lartë. Më shumë se 70 000 ushtarë ka të ngjarë të jenë vrarë ose plagosur vetëm në maj dhe qershor, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Vlerësohet se Rusia ka humbur 87% të trupave tokësore në detyrë që kishte përpara se të fillonte pushtimin e saj dhe dy të tretat e tankeve.

Putin ka urdhëruar ushtrinë e vendit të rrisë numrin e trupave me 17 ,000, gjë që do të çonte numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak rus në më shumë se 2.2 milionë. Putin fillimisht urdhëroi një “mobilizim të pjesshëm” të menjëhershëm të qytetarëve rusë në shtator 2022 pas një vargu disfatash. Fushata e rekrutimit çoi në demonstrata të ashpra, veçanërisht në rajonet e pakicave etnike të Rusisë, ku ishin përqendruar përpjekjet për mobilizim, dhe shkaktoi një eksod të burrave që ikën nga vendi për të shmangur përfshirjen në luftë.

/a.r

Read Entire Article