nga The Economist
Rusia, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore është pushtuar. Sipas asaj që shkruan “The economist”, Ukraina po përparon në përballjen me Rusinë. Sulmi i papritur i Ukrainës filloi më datë 6 gusht. Ukraina ka çdo të drejtë për të çuar luftën në Rusi. Çdo shtet ka të drejtë të mbrohet dhe kjo e drejtë nuk ndalet në kufi. Rusia ka kryer mijëra sulme në rajonin Sumy të Ukrainës nga në Kursku.
Ofensiva e Ukrainës në Kursk ka “korrur” tashmë disa suksese. Forcat e saj kanë kaluar nëpër rajon, duke pushtuar shumë vendbanime.
Teksa vitin e kaluar dështoi, në po të njëjtin territor, në rajonin e Donbasit, këtë herë ushtria e Ukrainës po triumfon. Ukraina po i tregon vendeve ndërkombëtare se mund të përballojë luftën me Rusinë.
Në mënyrë inkurajuese, Amerika dhe Gjermania, ndër të tjera, kanë treguar se janë të kënaqur me përdorimin e armëve të tyre në tokën ruse.
Vladimir Putin do të vazhdojë të përgënjeshtrojë se Rusia po bën një luftë mbrojtëse kundër Perëndimit. Ajo çka na tregon zhvillimi i fundit mes dy shteteve do të thotë se imazhi i ndërtuar me kujdes i zotit Putin për forcën dhe kontrollin është i zbrazët. Ai mendonte se mund të pushtonte Ukrainën brenda pak ditësh në vitin 2022, por dy vjet më vonë, ende nuk ka një fitore nga Rusia.
Ukraina me siguri shpreson që ofensiva e saj në Kursk do të tërheqë forcat ruse nga Donbasi, duke lehtësuar presionin mbi trupat e rrethuara të Ukrainës atje. Ukraina gjithashtu ka devijuar shumë nga forcat e saj larg Donbasit dhe drejt Kurskut.
Ukraina duhet të përpiqet të arrijë përfitimet politike të suksesit të saj në Kursk pa u zgjatur shumë.
Rusia ka filluar të kundërsulmojë. Nëse Ukraina pëson humbje të rënda të njerëzve dhe pajisjeve në javët në vijim, kjo mund të përshpejtojë humbjet e saj në Donbas, duke ndryshuar gjithashtu ndjenjën e vrullit të krijuar në javën e kaluar.
Amerika, Britania dhe Franca vazhdojnë të ndalojnë Ukrainën të përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi në tokën ruse. Raketat perëndimore nuk duhet të përdoren kundër bazave bërthamore ruse.
Ukraina nuk lejohet të godasë bazat ajrore ruse, ndërsa Rusia nga ana e vet hedh bomba për të shkatërruar qytetet ukrainase dhe për të vrarë ushtarët e saj. Forcat ruse që shkelën në mënyrë flagrante dhe kriminale kufijtë e Ukrainës nuk duhet të presin asnjë strehë pas tyre. /vizionplus.tv